Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Janar 2021, 17:05

Mësim online apo në auditore? Rakacolli tregon ç'do të ndodhë me universitetet

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar se mësimi në universitete do të vazhdojë dhe për dy javë online.

"Kjo situatë e qëndrueshme është pasojë e masave të marra dhe ne mendojmë që të vazhdojnë të mbeten në fuqi ora policore pas orës 22:00. Universiteti të vazhdojë edhe për një periudhë 2 javore online, pa prezencën e studentëve dhe po kështu fluturimet me Britaninë të mbeten të pezulluara deri në datën 18 janar", është shprehur ajo në një konferencë për mediat.

Burimi: "Abc News"