Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ka folur sot gruaja e Përparim Ademit, 59-vjeçarit që thuhet se kishte marrëdhënie dhe lidhje me të dyja motrat, me njërën prej të cilave dhe një fëmijë.
Vjollca Ademi e veshur me të zeza vajton humbjen e dy motrave me të cilat tregon se kishte një marrëdhënie shumë të mirë dhe në datën 28 kishin qenë bashkë në shtëpinë e Zhanetës.
Ajo thotë për gazetaren Dorjana Bezat se Përparimi më mirë të kishte ikur ajo se dy motrat, prej të cilave veçon Verën (Kristinën).

“Jam veshur me të zeza për Kristinën e Zhanetën. Nuk e di pse e bëri. Se di kush e ka shtyrë. Më mirë të kishte marr veten e vet se ato të dyja se sa më hoqi Verën (Kristina) nga gjoksi im. I kam dashur shumë. Kam pasur hyrje-dalje dhe me fisin e Verës. Të dyja i donte shumë, më shumë e kishte me Zhanin. E kishte pikë të dobët”, tha Vjollca.
Burimi: balkanweb
