Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Janar 2021, 14:02

U tha se është lezbike, flet Adriana: Kam fakte, me Flavian kemi flirtuar

Ditën e djeshme Silvana postoi një bisedë të Flavias, duke shkruar se biseda është bërë mes kësaj të fundit dhe shoqes së saj të ngushtë, ku konfirmohet se Saimiri i ka shkruar edhe Flavias.

Më pas Silvana ka publikuar edhe disa mesazhe që i kanë shkuar në Instagram nga një vajzë, e cila i shkruan se është lezbike dhe se po njihet me Flavian. “Mua më pëlqejnë femrat dhe po njihemi ndërkohë që ajo është aty brenda!”, shkruan vajza.

"Flavia jepi llogari të dashurës tënde dhe jo mua për qëndrimin tënd edhe një javë më tepër aty!”, shkruante Silvana krah postimit, të cilin më pas e fshiu.

Pas këtyre postimeve, Flavia reagoi me një status ku shkruan se asgjë e thënë nga Silvana nuk është e vërtetë dhe thekson se ajo nuk ka të dashur jashtë.

"Nuk më pëlqen të reagoj për gjëra pa vlerë, por duke qenë se këtu gjërat bëhen personale dhe po preken njerëz që nuk kanë të bëjnë fare me këtë gjë atëherë detyrohem t'i qartësoj gjërat! Në rradhë të parë është e vërtetë që shoqja ime Adriana Destani më ka dërguar lule në shenjë miqësie dhe në asnjë moment nuk kemi flirtuar me njëra-tjetrën. E dyta, bisedat që ato kanë bërë në emër të shoqjes sime janë fake sepse nuk është profili i shoqjes sime. Silvana xhelozia dhe mllefi nuk do të çojnë në rrugën e duhur. Ti tashmë nuk je pjesë e atij emisioni, pranoje pa i bërë keq dikujt me intriga! Jeta është shumë e shkurtër për ta jetuar atë duke akuzuar dhe hedhur baltë mbi të tjerët! Gjithsesi balta e hedhur nga llumi nuk të bën pis. Jam në Love Story me një qëllim të vetëm dhe nëse këto që thua do ishin të vërteta dhe nëse do kisha një të dashur jashtë më beso nuk do isha këtu tani apo pjesë e atij emisioni. Faleminderit, paqe dhe dashuri", shkruante Flavia.

Mirëpo ndryshe shprehet, Adriana, vajza e cila është në mes të kësaj historie. Me një status në Instastory Adriana shprehet se ajo dhe Flavia kanë flirtuar dhe ajo i ka dërguar lule disa herë.

“Ok nuk kisha ndermend te flisja apo te reagoja fare duke qene se jam bere pjese e lojes tende Flavia Harizaj por mendoj se ka ardhur momenti te flasim te verteten! Une ne asnje moment nuk kam dashur te ngaterrohem me gjera te tilla sepse edukata s'ma lejon. Duke pare portalet qe permendet emri im kudo, si e “dashura” jote atehere mendoj se duhet te reagoj! Ti nuk je e dashura ime Flavia dhe nuk ke per te qene kurre, e nuk kemi per te pas kurre dicka bashke tani qe kuptova dhe zbulova karakterin tend. Teksa ke qene aty brenda kemi bere plane bashke me dal, me u argetu, kemi flirtu, lule te kam derguar jo vetem nje here dhe ti me thoje: “Jam ne emision per fame, jo per te gjet “dashurine” te mbeshteta deri diku, deri dje me sakte!

Te mbeshteta sepse je “femer” mbi te gjitha ke nje familje dhe nuk kam dashur te lendoj. Por kur shoh qe ti po na mashtron “te gjitheve” atehere e konfirmoj njerez te dashur qe une dhe Flavia flasim, kemi fol, dhe kurre si shoqje! Kjo eshte e gjithe e verteta dhe nese doni fakte i kam te plota! Por besoj se s'ja vlen me. Te jeni te qarte qe une kam vetem nje fytyre dhe kurre s'do lejoj dike te perdori imazhin tim per fame! Nuk eshte gjithcka fama njerez te dashur. Ne jete para cdo gjeje eshte “dinjiteti”. Suksese ne love story macja vogel. Flavian mund ta mbani sepse un nuk dua te kem te bej me te me. Respekt Adriana Destani”, shkruan Adriana.