Nga Shqipëria / E Martë 5 Janar 2021, 16:04

Italia shpik vaksinën ndaj koronavirusit: Ka efekt 92.5%

Italia bëhet shteti i radhës që shpik vaksinën kundër Covidit. Shkencëtarët italianë kanë shpikur një vaksinë, e cila ka një efektshmëri prej 92.5 përqind.

Vaksina është shpikur nga kompania “ReiThera” dhe deri më tani është testuar tek 100 persona. Mediat italiane raportojnë se vaksina bëhet vetëm një dozë dhe nga testimet e deritanishme ka krijuar anti-trupa tek 92.5 përqind e personave që e kanë bërë.

Sipas drejtorit të spitalit Spallanzani, stafi i të cilit testoi vaksinën, konfirmoi se ajo prodhon anti-trupa që në 28 ditët e para të injektimit.

Komisioneri për përballimin e krizës së koronavirusit, Domenico Arcuri tha se kompania do të fillojë fazën e dytë dhe të tretë të testimeve.