Nga Shqipëria / E Martë 5 Janar 2021, 13:01

Shpallet fytyra më e bukur në botë për vitin 2020

Vajza që shihni në foto është shpallur Fytyra më e bukur në botë për vitin 2020. Ajo është 19 vjeçarja nga Izraeli, Yael Shelbia.

Shelbia është modele dhe ka pozuar për kompaninë izraelite të veshjeve “Renuar” dhe linjën e “KKW Beauty” të Kim Kardashian.

Në vitin 2017, modelja zuri vendin e 14 në listën e fytyrave më të bukura, në vitin 2018 doli e dyta dhe më në fund ka fituar vendin e parë.

“Unë kurrë nuk kam qenë e para në asgjë, është shumë bukur,” u shpreh Shelbia për mediat izraelite.