Pak ditë më parë, Gent Zenelaj dha lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të babait të tij, i cili nuk mundi ta fitojë betejën me koronavirusin. Sot, përmes një postimi në Instagram, artisti i mirënjohur tregon se edhe ai ishte infektuar dhe për fat të mirë arriti ta mposhtë sëmundjen e pabesë.

Genti tregon se këto kanë qenë ditët më të vështira të jetës së tij.

"14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi, sëmundje që më mori njeriun e shtrenjtë", shkruan Genti duke falenderuar mjekët për përkujdesjen.




