Një lajm i trishtë vjen nga moderatorja Fiori Dardha, e cila ka humbur nënën e saj të shtrenjtë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fiori me një postim në Instagram.

Kohë më parë, moderatorja kishte treguar se nëna e saj po vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Po tani mam’? Po tani?! E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues. Fluturo lart, shumë lart zemra jonë!
Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar! Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde! Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime!
Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë! Të duam, mam’! ”, ka shkruar Fiori.
View this post on Instagram
