Nga Shqipëria / E Martë 5 Janar 2021, 12:12

Kartolina familjare: Rudina nis pushimet dimërore me bashkëshortin dhe vajzën

Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura për publikun, me emisionin e saj të pasdites, por kur vjen puna tek jeta private ajo përpiqet ta ruajë sa më larg syrit të publikut.

Megjithatë këtë fillim viti, Rudina ka vendosur ta thyejë pak këtë rregull dhe ka postuar në Instastory disa foto e video nga pushimet në Brezovicë të Kosovës.

Moderatorja po shijon borën së bashku me bashkëshortin dhe vajzën.

“Jeta e natës me bashkëshortin”- shkruan moderatorja ndërsa në një postim tjetër tregon Mian duke luajtur në dëborë.