Nga Shqipëria / E Hënë 4 Janar 2021, 23:11

Saimiri e ka ftuar në vilë, Silvana bën publike bisedat: Unë i qëndroj fjalës

Largimi i Silvana Xhanit nga "Love Story" bëri bujë të madhe në media, për shkak të deklaratave të saj. Ajo u shpreh se Saimiri iu ka shkruar vajzave për t'i ftuar te vila, por kjo u mohua nga ai.

Saimiri tha se Silvana kishte ardhur vetëm për show dhe nuk po tregohej vetëvetja. Ish-konkurrentja tha se do të sillte fakte për deklaratat e saj dhe mbrëmjen e sotme ka habitur ndjekësit me disa postime.

Ajo ka publikuar një bisedë me Saimirin në Instagram, ku mes të tjerash ai i ka shkruar: "Hajdeni te vila rrini me mua".

"Unë i qëndroj fjalës dhe nuk flas kot. Nuk po i postoj këto për asnjë lloj inati por për t'iu treguar që personazhi kryesor aty është i pari që ka ardhur për show. Unë gjërat i bëra me zemër dhe ja kam treguar produksionit që në momentin që e kam marrë vesh këtë situatë", ka shkruar Silvana.

Ajo ka publikuar dhe bisedat e Kejdës, një tjetër ish-konkurrente që ka publikuar mesazhet me Saimirin. (Lexo këtu)