Nga Shqipëria / E Hënë 4 Janar 2021, 20:08

E kritikuan se puthi Anën në studio, reagon Atdheu

Mbrëmjen e djeshme u transmetua "Përputhen Prime". Gjatë puntatës u bë e ditur se Ana dhe Arjoni janë përjashtuar përfundimisht nga emisioni.

Para se Ana të largohej, Atdheu u ngrit dhe i dhuroi asaj një puthje në buzë. Kjo nuk është pritur dhe aq mirë nga publiku, prandaj konkurrenti ka reaguar me anë të një postimi në Instagram.

Atdheu ka sqaruar se puthja për Anën ishte një puthje lamtumire dhe në formë mbështetjeje. "Për të gjithë ata meshkuj dhe gra të frustruar nga një puthje lamtumirë dhe mbështetje për Anën. Qetësohuni, jeta është e bukur kur veprimet tona të sinqrta e bëjnë atë më interesante”, ka shkruar ai.