Nga Shqipëria / E Hënë 4 Janar 2021, 19:07

Plasi sherri/ Sindi ofendon keq Mevlanin: 33 vjeç dhe kërkon grua akoma

Në puntatën e sotme të "Përputhen" plasi keq sherri mes Mevlanit dhe Sindit. Teksa Sindi e cilësoi Mevlanin si të lëkundur, konkurrenti u shpreh se ajo mund ta shikojë në ëndërr një burrë si ai.

Sindi nuk la gjë pa i thënë, e mes të tjerash i tha se është 33-vjeç dhe akoma kërkon grua.

Pjesë nga biseda në studio:

Mevlani: Ta shihje në ëndërr një burrë si puna ime moj vajzë, po leji ato filma

Sindi: Po avash o Mevlan se sje Brad Pitt, ça thu o Mevlan

Mevlani: Të kemi ty pra Angelina Jolie, se të janë çuar puplat këto kohët e fundit

Sindi: Unë nuk jam Angelina Jolie dhe nuk e mbaj veten për Angelina Jolie, po ti që thua e sheh në ëndërr një si ty. O Mevlan po ta kishin parë femrat në ëndërr një si ty, nuk kishe ngel 33-vjeç këtu në skenë për të kërkuar grua.

Ana: Nuk mund ta ofendosh tjetrin t'i thuash këto gjëra

Mevlani: Po leje se kjo nuk di as vetë se ku është

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)