Në puntatën e sotme të "Përputhen" plasi keq sherri mes Mevlanit dhe Sindit. Teksa Sindi e cilësoi Mevlanin si të lëkundur, konkurrenti u shpreh se ajo mund ta shikojë në ëndërr një burrë si ai.

Sindi nuk la gjë pa i thënë, e mes të tjerash i tha se është 33-vjeç dhe akoma kërkon grua.

Pjesë nga biseda në studio:
Mevlani: Ta shihje në ëndërr një burrë si puna ime moj vajzë, po leji ato filma
Sindi: Po avash o Mevlan se sje Brad Pitt, ça thu o Mevlan
Mevlani: Të kemi ty pra Angelina Jolie, se të janë çuar puplat këto kohët e fundit
Sindi: Unë nuk jam Angelina Jolie dhe nuk e mbaj veten për Angelina Jolie, po ti që thua e sheh në ëndërr një si ty. O Mevlan po ta kishin parë femrat në ëndërr një si ty, nuk kishe ngel 33-vjeç këtu në skenë për të kërkuar grua.
Ana: Nuk mund ta ofendosh tjetrin t'i thuash këto gjëra
Mevlani: Po leje se kjo nuk di as vetë se ku është
View this post on Instagram
