Nga Shqipëria / E Hënë 4 Janar 2021, 16:04

1 vjetori: Skerdi i organizon të birit festën përrallore për ditëlindje

Me datë 4 janar të vitit që lamë pas, reperi i njohur Skerdi Ago u bë baba për herë të parë. E shoqja, Vesa solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Roi.

Sot është një ditë shumë e veçantë për ta, pasi vogëlushi feston 1-vjetorin. Skerdi ka publikuar një foto të tij të Instagram, duke e uruar me fjalët më të ëmbla.

“4 Janari do mbetet gjithmone data me e vecante ne jeten time. Gezuar ditelindjen shpirti i babit, te dhashte Zoti shendet dhe lumturi prane nesh. Te dua pafund", ka shkruar reperi. 

Ai i ka organizuar të birit një festë përrallore, pamje nga e cila i ka ndarë në rrjete sociale.