Ka mbaruar sot më 4 janar, orari i vendosur për festat, ku nuk lejohej lëvizja e qytetarëve nga ora 8 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit. Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë për Covid 19 ka zgjatur orarin e lëvizjes së qytetarëve.
“Prej të martës nuk do të jeni më të detyruar të shkoni në shtëpi në tetë e gjysmë të mbrëmjes ndërsa baret, restorantet dhe fast –foodet të mbyllin dyert për klientët brenda këtij orari.
Ora policore kthehet ashtu si para festave, nga 10 e darkës deri në 6 të mëngjesit. Kufizimi do të jetë i vlefshme deri në një afat të pacaktuar”.
Në rast të mos respektimit të këtij orari policia mund t’ju ndëshkojë me gjobë. Ata që kanë një emergjencë shëndetësore, arsye pune apo nevojë të domosdoshme mund të lëvizin përtej këtij orari, por duhet të pajisen me autorizim në portalit e-albania.
