Bashkim Ademi, vëllai i dy motrave që u vranë në Astir ka dhënë detaje tronditëse në një intervistë për "Shqipëria live" në Top Channel. Bashkim Ademi tha se i dashuri i Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit ka pasur fëmijë me të dyja motrat.
Bashkim Ademi tregoi se motrat e tij mbeteshin shtatzënë në kohë të ndryshme dhe fëmijët e lindur nga Zhaneta dhe Kristina janë shitur në zonën e Selanikut në Greqi. Sipas tij Kristina dhe Zhaneta kishin prova që mund ta shkatërronin Ademin dhe se për këtë “ai i hoqi qafe”.

“Motra mi ka treguar të gjitha në muajin Dhjetor, nuk i denoncova pasi ma kërkuan motrat, pasi kishin frikë se do i vriste. Ka jetuar në Maqedoni me motrën Kristinën, kam dyshime që e ka përdorur për prostitucion, por motrat nuk ma thanë. Fëmijët i ka shitur në Greqi, jo Maqedoni. Këta ishin grup, Kristina nuk shihte as lekë as persona. Të dyja motrat kishin shumë detaje që mund ta shkatërronin, ndaj ai i hoqi qafe. Nuk i ka vrarë për xhelozi, ai i nxirrte në rrugë. Përparim Tela ka marrë vesh që motrat mi kanë thënë mua dhe ka pas frikë mos unë e denoncoj. Bashkëshortja e Përparimit ishte bashkëpunëtore dhe djali i tij i kontrollonte.
Gjithashtu edhe motra e tyre, ka dhënë dëshmi tronditëse në lidhje me marrëdhënien që Përparim Ademi kishte me Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin.

“I linte shtatzënë dhe i detyronte që t’i shisnin. Janë shitur mbi 10 fëmijë. Dy motrat e mia, ka qenë edhe e shoqja e tij në Greqi. Edhe gruaja e tij ka ngelë shtatzënë dhe e kanë shitur fëmijën. Kjo pasi nuk u dilnin lekët që të mbaronin vilën. Motrën e madhe e la, pasi nuk bëntë më fëmijë. Kur ngeli motra e madhe shtatzënë në fillim nuk pranoi ta shiste, ai e ka varur me tel në fyt. Ka bërë shumë gjëra, kanë ardhur motrat të nxira. I ka thyer motrës së madhe edhe këmbën, shumë tortura. Neve nuk na ka lënë motra jonë e madhe, nuk na lejohej që të bënim ne denoncim.”, ka thënë motra e tyre Adriana.
