Nga Shqipëria / E Hënë 4 Janar 2021, 14:02

Vëllai i motrave jep dëshminë tronditëse: Përparimi i linte shtatzënë të dyja, fëmijët i shiste në Selanik

Bashkim Ademi, vëllai i dy motrave që u vranë në Astir ka dhënë detaje tronditëse në një intervistë për "Shqipëria live" në Top Channel.  Bashkim Ademi tha se i dashuri i Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit ka pasur fëmijë me të dyja motrat. 

Bashkim Ademi tregoi se motrat e tij mbeteshin shtatzënë në kohë të ndryshme dhe fëmijët e lindur nga Zhaneta dhe Kristina janë shitur në zonën e Selanikut në Greqi. Sipas tij Kristina dhe Zhaneta  kishin prova që mund ta shkatërronin Ademin dhe se për këtë “ai i hoqi qafe”.

“Motra mi ka treguar të gjitha në muajin Dhjetor, nuk i denoncova pasi ma kërkuan motrat, pasi kishin frikë se do i vriste. Ka jetuar në Maqedoni me motrën Kristinën, kam dyshime që e ka përdorur për prostitucion, por motrat nuk ma thanë. Fëmijët i ka shitur në Greqi, jo Maqedoni. Këta ishin grup, Kristina nuk shihte as lekë as persona. Të dyja motrat kishin shumë detaje që mund ta shkatërronin, ndaj ai i hoqi qafe. Nuk i ka vrarë për xhelozi, ai i nxirrte në rrugë. Përparim Tela ka marrë vesh që motrat mi kanë thënë mua dhe ka pas frikë mos unë e denoncoj. Bashkëshortja e Përparimit ishte bashkëpunëtorë dh djali i tij i kontrollonte.

Gjithashtu edhe motra e tyre, ka dhënë dëshmi tronditëse në lidhje me marrëdhënien që Përparim Ademi kishte me Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin. 

“Motra e madhe e ka njohur në fillim Përparimin. Pas asaj kanë bërë këtë vajzën dhe ai nuk i ka dhënë atësinë. Në fillim mori motrën e madhe, e nxori në rrugë si prostitutë dhe pas një viti ka ardhur e ka marrë motrën time të voglën të babai, ka qenë 15 vjeçe. Babai im i tha se do të të denoncoj, kur i tha se do të denoncoj i tha se i kam vajzat në Tiranë, janë të sëmura dhe të kërkoj që të vish ti. E ka çuar në mal të Dajtit dhe e ka kërcënuar me thikë. Nëse ti më denoncon, do të shuaj si familje. E mori motrën e vogël dhe e çoi në Selanik. I linte shtatzënë dhe i detyronte që t’i shisnin. Janë shitur mbi 10 fëmijë. Dy motrat e mia, ka qenë edhe e shoqja e tij në Greqi. Edhe gruaja e tij ka ngelë shtatzënë dhe e kanë shitur fëmijën. Kjo pasi nuk u dilnin lekët që të mbaronin vilën. Motrën e madhe e la, pasi nuk bëntë më fëmijë. Kur ngeli motra e madhe shtatzënë në fillim nuk pranoi ta shiste, ai e ka varur me tel në fyt. Ka bërë shumë gjëra, kanë ardhur motrat të nxira. I ka thyer motrës së madhe edhe këmbën, shumë tortura. Neve nuk na ka lënë motra jonë e madhe, nuk na lejohej që të bënim ne denoncim. Ato vetë nuk e bënë asnjëherë hapin”, ka thënë motra e tyre Adriana.