Nga Shqipëria / E Hënë 4 Janar 2021, 01:01

Hyrje të reja në 'Përputhen', njihuni me vajzën që çmendi djemtë

Lediana është vajza e re që i është bashkuar Përputhen. Ajo është 23-vjeçe dhe punon si ndihmës stomatologe.

Lediana tha se ajo ka disa pëlqime, mes tyre dhe Atdheu por duke parë atë se çfarë ndodhi me Anën e parë, hoqi dorë.

Ndërsa pëlqimi tjetër është Mevlani, por mbetet për t'u parë nëse do ta ftojë në një takim.

Emisionit iu bashkua edhe një djalë i ri, Murati, i cili ka ardhur nga Turqia. Ai është me origjinë turke, por që jeton prej vitesh në Tiranë. Murati punon si parukier dhe tha se iu bashkua emisionit të “PërPuthen”, pasi i duket shumë interesant.