Pas publikimit të fotos ku Ana dhe Arjoni shiheshin në një shtrat, produksioni mori vendimin për t’i përjashtuar të dy nga Përputhen. Vendimi u bë i ditur nga Bora Zemani në puntatën e sotme të "Përputhen Prime".

Ana tha në studio se nuk u mërzit nga vendimi sepse dhe ajo vetë e donte këtë gjë duke qënë se tashmë është në një proces gjyqësor me Arjonin.

Ndërkohë Bora e pyeti nëse ajo ka ndonjë kërkesë të fundit dhe ajo kërkoi që Atdheu ta puthte.

Ai u ngrit dhe i dhuroi asaj një puthje në buzë dhe e mbajti të përqafuar për disa sekonda.

Ana: Kam një peng, Atdheun, më vjen shumë keq që nuk e pamë takimin e dytë të zhvilluar bashkë. Por nëse është Atdheu që njoh unë, nëpër takime flas, nuk do preferonte asnjëherë një femër si Sindi. Do më puthësh pak?
Atdheu: Do vazhdoj të qëndroj në program.
Ana: Ishte një puthje për të treguar që të kam xhan, ai do ulet aty dhe do gjejë dashurinë e jetës.
Atdheu: Ishte shumë bukur kjo. Unë do vazhdoj programin, por me Sindin nuk kam arritur aty ku kam arritur me Anën.
View this post on Instagram
