Devis Xherahu dhe Ertemiona Mejdani vendosën që vitin që lamë pas ta mbyllnin me një martesë, që siç e quan edhe këngëtari: e zbardhi vitin e zi 2020.

I ftuar sot në "E diell", Devisi u shpreh se ata për shkak të koronavirusit, mbajtën një ceremoni shumë të thjeshtë e nuk i ftuan dot miqtë e tyre.

I pyetur nga Nevina, nëse gruaja ia ka bërë 8 me 2 pas martesës, këngëtari u përgjigj: "Nëse respekti për të quhet 8 me 2 atëherë ma bën".

Devisi tregoi se Ertemiona nuk është aspak xheloze, madje e toleron shumë duke e kuptuar profesionin e tij.



