Nga Shqipëria / E Diel 3 Janar 2021, 19:07

Habiten të ftuarit: Moderatores shqiptare i zbulohet lidhja mes emisionit

Moderatorja e njohur dhe shumë simpatike, Liesa Haxhiasllani ishte e ftuar në "Soiree", ku gjatë emisionit mori një pyetje të drejtpërdrejtë nga miku i saj, Ardit Murataj: “kur do e bëjë publike djalin me të cilin është lidhur”

Reagimi i të ftuarve ishte i menjëhershëm, të cilët nuk ishin në djeni që në fakt Liesa po përjetonte një histori dashurie.

“Liesa e lidhur? Gëzuar, gëzuar!”, thanë të gjithë njëzëri.

“Kur ke ndërmend që ta bësh publik këtë djalin dhe kur mendon se mund të krijosh ndonjë familje ose dasëm”, e ka pyetur Arditi më tej.

“Arditi pas këtij emisioni, nuk do të jetë më miku im”, u shpreh Liesa Haxhiasllani duke qeshur.

“Mund të themi sa vjec është Taulanti?”, e ka ngacmuar më tej Ermal Peci.

“E ka Armand emrin”, u përgjigj Ardit Murataj.

Ndërsa Liesa u shpreh se për momentin nuk dëshiron që ta bëjë publik.

“Nuk jam njeri që eci me plane. Kur të jetë momenti i duhur. Jam në karrierë për momentin”, tha Liesa.