Nga Shqipëria / E Diel 3 Janar 2021, 18:06

Forcohen sërish masat kundër Covid

Shtete në mbarë botën po ashpërsojnë masat me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit dhe në mënyrë të veçantë të mutacionit të tij që është shfaqur fillimisht në Britaninë e Madhe.

Greqia që prej kësaj të diele ka hyrë në karantinë 1-javore kombëtare,

Gjermania pritet ta vazhdojë izolimin që ka vendosur që prej mesit të Dhjetorit dhe Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se është e rëndësishme që të zgjerohen kufizimet.

Franca ka vendosur të zgjerojë zbatimin e orës policore në 15 departamente të tjera për të luftuar rritjen e rasteve të reja. 

Qeveria britanike po përballet me thirrje për të mbyllur të gjitha shkollat.

Tajlanda ka mbyllur në shumë zona shkollat, baret, klubet e natës dhe restorantet.

Në Tokio të Japonisë, guvernatori kërkoi nga qeveria japoneze që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

Ndërkohë pritet që vaksinimi kundër Covid të nisë të japë efektet në frenimin e pandemisë.