Nga Shqipëria / E Diel 3 Janar 2021, 16:04

E fundit/ 447 raste të reja me Koronavirus në vend, ulet numri i viktimave

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 3 janar 2021

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2309 testime dhe janë konfirmuar 447 raste pozitive me Koronavirus. 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 130 raste në Tiranë, 34 raste në Durrës, 30 raste në Kuçovë, 27 raste në Lezhë, 18 raste në Vlorë, 17 raste në Lushnje, 15 raste në Shkodër, 13 raste në Krujë, Fier, Mat, Sarandë, 12 raste në Kurbin, 10 raste në Kavajë, 9 raste në Berat, 7 raste në Elbasan, Dibër, 6 raste në Kamëz, Tepelenë, 5 raste në Cërrik, Gramsh, Peqin, Kukës, Korçë, 4 raste Devoll, Mallakastër, Përmet, Kolonjë, 3 raste në Patos, Vorë, 2 raste në Mirditë, Gjirokastër, Delvinë, Vau Dejës, Belsh, Bulqizë, 1 rast në Skrapar, Klos, Rroskovec, Malësi e Madhe, Divjak, Ura Vajgurore, Tropojë, Has.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 295 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,648 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 295 pacientë, 32 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 2 qytetarë nga Tirana dhe një qytetar nga Fieri të moshave 65-81 vjeç.