Dy vajza 16-vjeçare në Tiranë janë zhdukur që nga 1 janari. Të miturat janë larguar nga banesat e tyre rreth orës 9:00 të mëngjesit dhe nuk janë kthyer më që prej asaj dite.
16-vjeçaret u kanë thënë prindërve se do shkonin te njëra-tjetra për të uruar Vitin e Ri. Pas dreke, prindërit i kanë marrë në telefon por kanë rezultuar të fikur.
Mësohet se njëra prej tyre ka marrë një shumë parash që kishte mbledhur për festa dhe disa rroba, pas largimit nga banesa. Policia është vënë në kërkim të tyre, por ende nuk ka asnjë gjurmë.
Burimi: 'Abc News'
