Ana Lika ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC. Gjatë bisedave ajo dashje padashje përmendi lidhjen që ka patur me futbollistin Amir Rrahmani.

Teksa Jurgen Pecnikaj po shprehej se duhet të ishte i rezervuar për të folur publikisht për projektet që ka, me frikën se mos ndoshta nuk do t’i realizohen, Ana u hodh dhe tha: “Po, po ashtu më ka ndodhur edhe mua. Kisha konkrete një lidhje, e përfola, e përfola, u ndava”.

Vlen të rikujtojmë se para disa kohësh Anna Lika dhe Amir Rrahmani u vunë në qendër të mediave rozë nga fotot që publikonin herë pas here në rrjetet sociale. Asokohet Anna Lika në një intervistë, e pranoi këtë romancë në mënyrë të tërthortë dhe u shpreh se ishte shumë e lumtur.





