Gjykata e ka lënë në qeli 59-vjeçarin Përparim Ademi, i cili vrau dy motrat në Tiranë. Televizioni Klan ka zbardhur dinamikën e vrajes. Sipas dosjes së prokurorisë, Përparim Ademi ishte konfliktuar në datën 30 Dhjetor më dy motrat. Një ditë më pas ai mori një kallashnikov dhe shkoi sërish te banesa e tyre.
Për të hapur derën, ai përdori një fëmijë të lagjes si karrem. Zhaneta e Kristina ishin duke konsumuar drekën kur fëmija trokiti në derë dhe ato e hapën. Në këtë moment në banesë futet Përparim Ademi. Dy motrat tentuan ta nxirrnin jashtë dhe mes tyre ka nisur konflikti fizik.
Në një moment 59-vjeçari nxjerr kallashnikovin dhe qëllon me breshëri ndaj Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit. Motrat janë rrëzuar në tokë dhe Përparim Ademi i ka qëlluar edhe nga distancë e afërt, derisa i mbaroi karikatori me 26 plumba.

Sipas dosjes, gjithçka ka ndodhur për motive xhelozie, pasi Zhaneta Metani nuk pranoi të kishte lidhje më me 59-vjeçarin.
Ademi ishte i martuar dhe sipas prokurorisë, edhe gruaja e tij kishte dijeni për lidhjen jashtëmartesore. Madje Zhaneta dhe Ademi kishin edhe një djalë, por të regjistruar me mbiemrin Metani.
Rezulton se Përparim Ademi ka patur njohje fillimisht me Kristina Bardhin dhe më pas prej vitesh ishtë në lidhje me motrën e saj Zhanetën.
Burimi: tvklan.al
