Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Janar 2021, 19:07

Fëmija i parë në Itali për 2021-shin është shqiptar, erdhi në jetë 1 sekondë pas ndërrimit të viteve

Fëmija i parë për vitin 2021 në Itali, ka lindur 1 sekondë pas ndërrimit të viteve dhe është shqiptar. Vogëlushi quhet Alessandro dhe është djali i një çifti shqiptar nga Dibra.

Foshnja është i shëndetshëm me peshë 4 kg dhe 100 gram.

“Jemi nga Dibra jetojmë në Romë, unë jetoj prej 20 vitesh kam punën të gjitha këtu, me Emanuelën kemi 6 vite të martuar kemi dy djem Matia 4 vjeç e gjysmë dhe Alessandro ka bërë një rekord italian, lindi në orën 12 e një sekondë”, tha babai i Alessandros.

“Ishte një gëzim për të gjithë punonjësit e shëndetit të Krishtit, Mbretit të Romës, të gjithë së bashku festuam dhe djali është mirë. Unë, babai Maksim dhe vëllai 4-vjeçar, jemi shumë të lumtur me këtë shpresë që Alessandro ka sjellë. Tani ai dhe unë mezi presim të shkojmë në shtëpi“, tha mamaja për Tgcom.