Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Janar 2021, 17:05

Noizy e thumboi keq, Tayna nuk ia kursen përgjigjen publikisht

Kënga e re e Taynës "Johnny" pati shumë sukses, por edhe u komentua shumë pas një thumbi që Noizy i hodhi publikisht. Reperi publikoi pak ditë më parë një pjesë nga kënga e tij "Naughty naughty", ku shprehet "She come for Johnny, she got the Johnny", e menjëherë u tha se Noizy e kishte për Taynën.

E ftuar mbrëmjen e djeshme, në “Shiko kush luan”, Tayna u pyet për thumbin e reperit dhe kështu reperja foli për herë të parë për këtë postim.

Tayna u shpreh se nuk e ka kopjuar e nuk ka asgjë në veçanti me të. Fjala “Johnny” është një fjalë që përdoret nga shumë persona e jo vetëm prej tij, tha reperja.