Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Janar 2021, 16:04

Loredana ti je? Reperja ndryshon look dhe duket si tjetër njeri

Loredana është padyshim një ndër reperet më të komentuara në media dhe nga publiku. Ajo vihet shpesh në qendër të vëmendjes, si për jetën profesionale ashtu dhe për atë private.

Reperja është shumë aktive në rrjete sociale, ku publikon vazhdimisht foto nga përditshmëria. Loredanën jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë me flokët e saj bjondë, por si për çudinë e të gjithëve, ajo ka hequr dorë nga kjo ngjyrë.

Me anë të disa fotove në Instagram, Loredana ka treguar look-un e ri. Ajo i ka lyer flokët e saj ngjyrë të zezë, i ka bërë onde dhe duket shumë ndryshe.