Në nëntor të vitit që lamë pas, këngëtari shumë i dashur për publikun, i grupit "Threedots", Klajdi Haruni la të kuptohej se ishte në një lidhje. Ai publikoi një foto krah një vajze, duke shijuar bukurinë e natyrës. Fotoja ishte shkrepur nga larg, duke bërë që portreti i vajzës të mos dallohej.

Për më tepër, Klajdi e kishte shoqëruar foton me një zemër. Megjithatë, i ftuar së fundmi në “Pardon My French” në Top Albania Radio, ai ka deklaruar se nuk është në një lidhje.

I pyetur rreth fotos në fjalë, Klajdi është shprehur se nuk ka pasur kurrë asgjë. "Pra je ndarë?", u pyet ai. "Jo, nuk ka pasur asgjë", tha këngëtari.




