Në ditën e fundit të vitit që lamë pas, një ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e Astirit në Tiranë. Dy motra, Zheneta dhe Kristina, u vranë me armë zjarri nga shtetasi Përparim Ademi.
Ai ka dalë sot para gjykatës, ku është dënuar me masën e sigurisë "arrest me burg". Gazetarja Glidona Daci ka raportuar për "Abc News" se çfarë ka deklaruar Ademi para gjykatës.
Ai ka pranuar se para 20 vitesh ka nisur një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristinën. Pas ndarjes me të, është lidhur me motrën tjetër, Zhanetën.
Ademi është i martuar me një grua tjetër, e cila ka pranuar se i dinte lidhjet e të shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat që të mos prishte familjen. Ajo ka shtuar se ka pasur hyrje dhe dalje familjare me ta, madje dhe kanë udhëtuar së bashku.
Autori i krimit ka deklaruar se vrasja ka ndodhur për arsye xhelozie. Ai kishte dyshime se Zhaneta kishte marrëdhënie me dikë tjetër.
Burimi: "Abc News"
