Dy reperet e njohura, Rina dhe Tayna janë parë gjithmonë si dy rivale. Mirëpo, e ftuar mbrëmjen e djeshme në "Shiko kush luan", Tayna i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj.

Ajo u shpreh se fjalët për rivalitet mes tyre nuk janë të vërteta. Tayna shtoi se Rina i duket vajzë dhe këngëtare shumë e mirë.

"Gjithçka ka qenë keqkuptim, kurrë nuk kam pasur asgjë me të. Duket që është shumë vajzë e mirë, këngëtare e mirë, prandaj paqe", tha reperja.
View this post on Instagram



