Nga Shqipëria / E Premte 1 Janar 2021, 19:07

Dojna Mema zyrtarizon lidhjen: Pozon pranë partnerit dhe familjes

Pak kohë më parë, Dojna Mema konfirmoi lidhjen me këngëtarin Vlashent Sata. Ajo publikoi një video ku shihej duke drekuar pranë tij.

Më pas, këngëtari publikoi një video me momentet më të bukura pranë Dojnës, duke treguar se janë bashkë në të shumtën e kohës. 

Lidhja e tyre është mëse serioze, madje e familjarizuar. Këtë e ka treguar vetë Dojna, me një foto të postuar së fundmi.Ajo ka pozuar krah Vlashentit dhe familjes së saj. Ato kanë pritur të gjithë së bashku Vitin e Ri.

“Ky vit erdhi ndryshe. Pa madheshti, pa pretendim, pa shume zhurme dhe iluzionin qe 1 sekonde me shume pas 12-es do te bente çudine.Ndoshta prandaj ishte aq i dashur per mua! Nje tavoline qe flet shqip, njerezit e mi dhe Altinin e Mrizit qe çdo vit behet edhe me frymezues!”, ka shkruar moderatorja krah fotos.