Nga Shqipëria / E Premte 1 Janar 2021, 17:05

E trishtë/ Ra nga çatia, humb jetën profesori i njohur shqiptar

Profesori i universitetit Fan Noli, Korçë, Dioni Tushi ka humbur jetën në moshën 49-vjeçare. Ditën e djeshme ai është rrëzuar nga çatia e banesës së tij, teksa bënte disa rregullime të kondicionerit.

Tushi është transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht në gjendje shumë të rëndë. 49-vjeçari ka ndërruar jetën nga hemorragjia e brendshme.

Burimi: "Abc News"