Mjekja Esi Duka e ka kaluar natën e ndërrimit të viteve në spitalin Infektiv. Ajo është 24 orë në shërbim të pacientëve me Koronavirus.
Duka është shprehur për "Abc News" se është bërë rutinë që mjekët të jenë larg familjes në natën e ndërrimit të viteve.
“Nuk është hera e parë për mjekun që ta kalojë festën e ndërrimit të viteve larg ambientit të ngrohtë familjar. Kjo për ne është rutinë në fakt. Aq më tepër në këtë situata 10-mujore që kemi qenë më shumë në spital, duke punuar me orare të zgjatura", është shprehur ajo.
