Nga Shqipëria / E Premte 1 Janar 2021, 16:04

U gjobitën në ditëlindjen e Besit, reagon për herë të parë Xhensila Myrtezaj: Na mbytën...

Në nëntor, aktori i njohur Bes Kallaku festoi ditëlindjen me një festë të veçantë, mes familjarëve dhe miqve. Gjërat nuk shkuan edhe aq mirë, pasi aktori, pronari i lokalit dhe 30 të ftuarit u gjobitën nga policia, për shkelje të masava të Koronavirusit.

Këngëtarja e njohur dhe njëkohësisht bashkëshortja e Besit, Xhensila Myrtezaj ka reaguar vetëm së fundmi rreth gjobës në fjalë. Ajo ka shkruar se ndonëse janë "mbytur" në gjoba, nuk e kanë ndalur gëzimin.

"Edhe pse na mbytën me gjoba ndërkohë që në vend organizoheshin dasma me nga 300 veta, ne prap se ndalëm gëzimin", ka shkruar Xhensila.