Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Dhimitër Orgocka është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Ai ka humbur jetën sot, si pasojë e një hemoragjie cerebrale.

Si regjisor, Orgocka ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit.

Si aktor, ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare. I ndjeri mbante titullin "Mjeshtër i madh".
Burimi: "TV Klan"
