Nga Shqipëria / E Premte 1 Janar 2021, 14:02

Lajmi i ëmbël: Don Phenom bëhet baba për herë të parë, zbulohet emri i vogëlushit

Në ditën e parë të vitit, Don Phenom dhe partnerja e tij, Anxhi janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtari, me anë të një postimi në Instagram.

Anxhi ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Troi. Don Phenom ka publikuar një foto në Instagram, por është kujdesur t'ia mbuloj fytyrën.

"Djali im Troi Sterkaj ju uron një vit të mbarë", ka shkruar ai.