Nga Shqipëria / E Premte 1 Janar 2021, 12:12

Zyrtare: Shqipëria siguron vaksinën anti-Covid, i dhuron një sasi edhe Kosovës

Shqipëria siguron 500 mijë dozat e para të vaksinës Pfizer. Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama ne nje njoftim per mediat diten e sotme.

“Në prang të ndërrimit të viteve Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës nga kompania Pfizer. Shopping-u im në New York ka përfunduar më sukses. Kemi dakordësuar me Akt Normativ për autorizimin e kontratës sipas marrëveshjes së konfirmuar zyrtarisht nga kompania Pfizer. Sasia e dakordësuar do të paguhet menjëherë, në bazë të termave dhe të procedurës tip, të kompanisë Pfizer, me të gjitha vendet pa përjashtim. 10750 dozat do të mbërrijnë në Shqipëri, në fillim të javës së tretë të Janarit“