Nga Shqipëria / E Premte 1 Janar 2021, 10:10

Çmimet 'Xing': Shpallet telenovela më e ndjekur nga shqiptarët në vitin 2020

Edhe këtë vit "Xing.al" publikoi sondazhet mbi emisionet më të ndjekura, moderatorët, personazhin e vitit e deri tek telenovelat.

Me 45% të votave telenovela më e ndjekur për vitin 2020 është "Doktori i Mrekullive".

"Doktori i Mrekullive" nisi në TV Klan në nëntor dhe ka patur një sukses të jashtëzakonshëm që u reflektua edhe tek ky sondazh.

"Lule të vetmuara" dhe "Osmani" janë dy serialet e tjera shumë të ndjekur që mbajnë vendin e dytë e të tretë.