Nga Shqipëria / E Enjte 31 Dhjetor 2020, 21:09

Këngëtarja shqiptare i bën thirrje qeverisë: Më lini të dal dhe të gjej burrë

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa ishte e ftuar së fundmi në emisionin "Ftesë në pesë". Ajo tha se mezi pret që të mbarojë pandemia dhe të hiqet ora policore.

Rovena u shpreh se nëse vazhdojmë të mbyllemi që në 20:30, do e ketë të pamundur të gjejë burrë.

“Unë shpresoj që sa më shpejt të mbarojë pandemia. Ne t’i rikthehemi jetës më me vrull dhe dashuri se më parë. Të jemi pranë njëri- tjetrit dhe të më lënë rehat te gjej burrin e të martohem. Po s’dola, s’kam ku gjej burrë se mbyllemi që në 20:30”, tha ajo.