Në ditën e fundit të vitit 2020, kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh optimist për qytetarët. Ai shprehet se më e keqja është lënë pas krahëve, ndërsa më e mira ndodhet përpara.
“Po mbyllet edhe ky vit dhe si asnjë vit tjetër festat po i kalojmë të mbyllur në shtëpi. As meshat e mesnatës së Krishtlindjeve nuk ndodhën dot, as mesnata e fishekzjarreve në mesnatë nuk do të ndodhë këtë herë. Ky ishte viti më i vështirë Për ne shqiptarët ardhja e armikut të padukshëm ishte një kafshatë thuajse e pakapërdishme pas atij tërmeti katastrofik. Humbje jetësh bashkë me një presion psikologjik.
Gjyshër dhe gjyshe të kërcënuar në jetën e tyre, fëmijë të penguar, të rinj të pamundur në shkollim, prindër të ndaluar në punën e tyre. Ky vit ishte një lloj sfide nga ato që thonë se rrëzojnë elefantë dhe jam kaq krenarë për të gjithë ju njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Falë tyre dhe falë bluzave të bardha ne luftuam dhe po luftojmë.
Ne qëndruam dhe i rezistuam tërmetit. Shkollat e shembura po rilindin më të bukura. Po rilindim përditë më të bukura dhe më të forta dhe shtëpitë e goditura nga tërmeti. Ne po hapim dyert e shtëpive për ta njëra pas tjetrës. Puna vazhdon çdo ditë, çdo natë falë 25 mijë punëtorëve të angazhuara si një trup i vetëm deri kur të hapet dera e fundit për familjet e prekura nga tërmeti. Tani vazhdon lufta për të siguruar vaksinën dhe për të nisur vaksinimin fillim vitin e ardhëm sipas planit strategjik të hartuar që si kudo në botë do të nisim me grupet më të rrezikuara, bluzat e bardha menjëherë, mësuesit efektivët e policisë. Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme.
Kjo luftë nuk pritet të mbarojë para fundvitit të ardhshëm. Vaksinimi do të ndikojë. Ne do të mbështesim deri në fund të luftës me paketën bazë të sëmurët që do të trajtohen në shtëpi si dhe do i japim çdo muaj 2-fishin e pagës aktuale familjes në ndihmë ekonomike. Viti i ri do të jetë viti i parë me zero taksë për bizneset e vogla si askund tjetër në rajon. Nga Janari bluzat e bardha do të paguhen 40% më shumë. Jemi krenarë për ta.
Ky vit ka goditur fort ekonominë dhe punën si dhe sistemet shëndetësore në të gjithë vendin. Por imagjinoi sikur tërmeti dhe pandemia të na kishin ndodhur 7 vite më parë. Ne edhe këtë vit kaq të vështirë kemi bërë përpara. Paga minimale nga Janari do të jetë 300 mijë lekë. E di mirë se rruga jonë e përbashkët ka ende shumë pengesa por falë karakterit tonë por më të keqen ne e kemi lënë pas dhe më të mirë e kemi para. Kjo dekadë e re e cila po fillon qoftë më e mbara e historisë sonë", tha Rama në një video-mesazh në rrjete sociale.
Burimi: "Abc News"
