Sot është nata e fundit e vitit 2020 dhe Ermali ka ndarë me ndjekësit e tij një video shumë të veçantë. Në videon në fjalë, ai është maskuar si Babagjyshi, i cili lë dhurata poshtë pemës për dy fëmijët e tij.

Joeli dhe Sia janë po ashtu në video. Dy vogëlushët shfaqen të kapur përdore, të veshur si elfat e Babagjyshit.

"Mos prit nga Babagjyshi. Bëhu Babagjyshi", ka shkruar Ermali krahas videos.
View this post on Instagram



