Nga Shqipëria / E Enjte 31 Dhjetor 2020, 18:06

Çmimet 'Xing': Emisioni i pasdites, i mëngjesit dhe 'Prime time' më i mirë i vitit 2020

Në ditën e fundit të vitit, "Xing.al" po shpall çmimet "Xing" për kategori të ndryshme, që nga moderatorët më të mirë e deri te emisionet më të mira 2020. Përmes votimit online, ju vendosët se kush meriton të jetë fituesi.

Emisioni "Prime Time":

Emisioni më i mirë "Prime Time" 2020 shpallet "Shiko kush luan", me 52% të votave.

Në vendin e dytë, me vota të barabarta (8%) shpallen "Opinion" dhe "Dua të të bëj të lumtur".

Në vendin e tretë, sërish me vota të barabarta (6%) shpallen "Klanifornia" dhe "Portokalli".

Rezultatet e sondazhit

Emisioni i pasdites:

Emisioni më i mirë i pasdites i vitit 2020 shpallet "Përputhen", me 77% të votave.

Në vendin e dytë shpallet "Rudina", me 11% të votave.

Në vendin e tretë, me 9% të votave, shpallet "Ftesë në pesë".

Rezultatet e sondazhit

Emisioni i mëngjesit:

Emisioni më i mirë i mëngjesit për vitin 2020 shpallet "Wake up", me 62% të votave.

Në vendin e dytë, me 22% të votave shpallet "Aldo Morning Show".

Në vendin e tretë shpallet "Rreze Dielli", me 4% të votave.

Rezultatet e sondazhit