Nga Shqipëria / E Enjte 31 Dhjetor 2020, 17:05

Çmimet 'Xing': Shpallen moderatori dhe moderatorja më e mirë e vitit 2020

Ashtu si çdo vit, "Xing.al" do të shpallë "Çmimet Xing". Pak ditë më parë, zhvilluam sondazhin "Moderatorët më të mirë 2020". Përmes votimit online, ju keni bërë zgjedhjen tuaj.

Moderatorët:

Moderatori më i mirë për vitin 2020 shpallet Ardit Gjebrea, me 35% të votave.

Në vend të dytë, me 20% të votave shpallet Blendi Fevziu.

Në vend të tretë shpallet Isli Islami, me 6% të votave.

Në vend të katërt, me vota të barabarta (4%) shpallen Arian Çani dhe Agron Llakaj.

Moderatoret:

Moderatorja më e mirë e vitit 2020, shpallet Luana Vjollca. Ajo ka marrë 23% të votave në sondazh.

Në vend të dytë, me 22% të votave shpallet Ori Nebijaj.

Në vend të tretë, shpallet Arbana Osmani. Ajo ka marrë 17% të votave.

Në vend të katërt, me 10% të votave shpallet Alketa Vejsiu.