Olsi Bylyku dhe partnerja e tij, Egli të ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit "Gjoni Black" janë vënë përballë njëri-tjetrit duke treguar aftësitë e tyre në rrep.

Egli i ka habitur të gjithë me talentin e saj duke repuar dhe nga ana tjetër edhe Olsi ia ka kthyer "dissin".
Mirëpo gjërat shkuan për keq, kur Olsi teksa reponte tha: "Vetë e deshe dissin tash erdhi e vërteta, kur kam qenë me ty kam fjet edhe me 2-3 tjera".

Në këtë moment Egli me nerva bërtiti "Mbylle muzikën, mbylle" dhe u çua të godasë Olsin.

"Ça the mo plehrë?", i tha Egli Olsit duke shkaktuar edhe të qeshura sepse gjithçka ishte humor.
