Nga Shqipëria / E Enjte 31 Dhjetor 2020, 14:02

Këmbëngulte që të bashkëjetonin, arrestohet 59-vjeçari që vrau dy motrat në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë ditë të fundit të vitit në zonën e Astirit në Tiranë. Dy motra janë vrarë me armë zjarri. Autori i kësaj ngjarje të rëndë është shtetasi Perparim Ademi, i cili bashkëjetonte me një nga motrat. 

Vazhdimi i bashkëjetetës mendohet të jetë dhe shkaku që çoi në krimin e dyfishtë që trondit opinionin publik.

Policia tha se Ademi qëlloi disa herë më automatik viktimat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, në sy të dy fëmijëve të mitur.

Drejtori i policisë Tiranë tha më herët se: “Sapo shkuam në vendngjarje pamë që kishim dy viktima, autori bashkëjetuesi i një prej motrave, ai ka qëlluar disa herë më automatik të cilin e ka lënë në banesë dhe është larguar më pas në këmbë pas pallatit.

Kemi organizuar grupet në pikat kyçe të qytetit. Grupi hetimor po vazhdon të hetojë në mënyrë të plotë ngjarjen. Do pyeten dhe dëshmitarët që kanë qenë dhe mund të ndihmojnë për zbardhjen e ngjarjes. Përparim Ademi (Tela) e ka ndërruar emrin para disa vitesh, është shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Në vendngjarje kanë qenë edhe dy fëmijët e viktimës. Përmes jush bëjmë thirrje që kush e njeh të na ndihmojë që ta kapim sa më shpejt”.

Burimi: top-channel.tv