Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në zonën e Astirit në Tiranë. Dy motra janë vrarë me armë zjarri.
Burime për "abcnews.al" kanë bërë me dije se autori i ngjarjes është i dashuri i një prej motrave. Fillimisht ngjarja është raportuar si plagosje, por policia ka gjetur në banesë dy gra të pajeta.
Autori i kësaj ngjarje të rëndë është shtetasi Perparim Ademi, i cili bashkëjetonte me një nga motrat. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Burimi: "Abc News"
