Nga Shqipëria / E Enjte 31 Dhjetor 2020, 11:11

Ç'histori e bukur: Olsi dhe Egli tregojnë për herë të parë si janë njohur me njëri-tjetrin

Egli Tako ishte së fundmi e ftuar në emisionin e partnerit të saj, në "Roped with Olsi". Gjatë intervistës, dyshja treguan se janë njohur nga miku i përbashkët, Lorenc Hasrama.

"Lorenco na njohu ne të dyve. E kisha imagjinuar gjithmonë që Lori përpos ndonjë birre, nuk mund të më bënte ndonjë nder mua. Sot e kuptoj që më ka bërë nderin e jetës", u shpreh Olsi.

"Historia jonë ka nisur para se ne të lidheshim. Unë me këtë djalin, pa u njohur, kur ky ka qenë Kimikati në "Portokalli". Unë rastësisht kam qenë duke parë Portokallinë me familjen atë natë, por unë në një dhomë, pjesa tjetër e familjes në dhomë tjetër. Unë e dëgjoj si personazh deri në fund, qesh, knaqem dhe pastaj shkoj i them familjes time nga dhoma tjetër që "E patë Portokallinë?". "Jo", më thanë. Iu thashë "Javën tjetër shikojeni me patjetër se është një çun i ri që ka hyrë dhe ka për të bërë namin. Fjala ime doli. Unë i kam ndjekur puntatat e Kimikatit dhe i kam mësuar përmendësh. Këtë e konfirmon mami im po të duash. Historia nisi kështu. "Më tha që Olsi sapo më shkruajti për ty. Pastaj më pyeti nëse doja që të vinte Olsi për kafe, i thash të lutem thuaji të vijë, të bëj një foto që t'ia tregoj dhe mamit se e ndjekim shumë të dyja. Për kaq ka nisur që Olsi të vinte në kafe me mua dhe Lorencon", tregoi Egli.