Nga Shqipëria / E Enjte 31 Dhjetor 2020, 10:10

'A të të puth içik në buzë?', Olsi vë në siklet Eglin në mes të emisionit

Mbrëmjen e djeshme, Egli ishte e ftuar në "Roped with Olsi", emisioni i partnerit të saj. Gjatë intervistës, Olsi i dhuroi një të puthur në buzë partneres.

"A të të puth içik në buzë?", i tha ai. Egli u vu disi në siklet, por gjithsesi dyshja shkëmbyen një të puthur.

"Sa herë të shoh, bie në dashuri unë me ty. Është e çuditshme", u shpreh Olsi. Egli rrëfeu se të pasurit Olsin si partner është sa e vështirë, aq është dhe gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë.