Nga Shqipëria / E Enjte 31 Dhjetor 2020, 10:10

U nda nga jeta 5 vite më parë, Stefi Prifti flet i përlotur për të shoqen: Vazhdoj ta vuaj, nuk...

Pesë vite më parë, e shoqja e Stefi Priftit, Marina u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë. Këngëtari vazhdon ta vuajë ende mungesën e saj dhe ndoshta do ta vuajë gjithë jetën.

Kështu është shprehur vetë Stefi, i ftuar së fundmi në emisionin "E ardhmja është vajzë" në 'ABC News'. Ai u përlot teksa foli për Marinën, shumë kohë pas ndarjes së saj nga jeta.

 “Kanë kaluar 5 vite. Nuk e di. Ka qenë humbje e madhe. E kam vuajtur. Vazhdoj ta vuaj. Ndoshta do vazhdoj ta vuaj për tërë jetën. Për vajzat e mia ndoshta ka qënë më e vështirë. Është një gjë që nuk kthehet. Nuk bëhet më siç ka qenë. Dhe nuk harrohet kurrë!”, u shpreh ai.